Të hënën shpërndahen dhurata për fëmijët në Drenas

Të nderuar qytetar të komunës se Drenasit, përkatësisht prindër të fëmijëve, ju njoftojmë se me datën 28.12.2020 (e hënë) Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në bashkëpunim me bizneset “Giza Architecture” dhe “Lucky’s Cakes” dhe biznese tjera vullnetmirë që operojnë në komunën tonë do të bëjnë shpërndarjen e dhuratave për fëmijë.

Gjatë shpërndarjes së dhuratave, fëmijët do të kenë mundësinë edhe të argëtohen me prezencën e Babadimrit dhe Olafit, të cilët do të ndikojnë për largimin e monotonisë të krijuar nga gjendja e pandemisë për festat e fundvitit.

Aktiviteti do të zhvillohet në ditën e hënë me datën 28.12.2020 ne sheshin e qytetit “Fehmi Lladroci” duke filluar nga ora 12:00- 14:00.
Ky aktivitet do të realizohet gjithmonë duke respektuar masat/rekomandimet aktuale për mbrojtën nga Covid-19.

Aktivitetit mund t’i bashkëngjiten bizneset-qytetaret vullnetmirë të interesuar deri datën 28.12.2020, duku ju drejtuar në Drejtorinë e Zhvillimit Ekonomik, ose të lajmërohen në numrin e tel: 038-200-40-823, 049-601-868, 049-978-871, 044-445-571.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë