Reagim lidhur me vrasjen e qenve endacak në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit, ndjen për obligim të reagoj ndaj vrasjes mizore të disa qenve endacak nga persona të papërgjegjshëm e që veprime të tilla janë dënueshme me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës.

Andaj, Komuna i bënë thirrje të gjithë qytetarëve, t’i shmangen kësaj dukurie, sepse në të gjitha rastet kur komuna ka informatën e dorasëve, do të njoftohen organet e rendit.

Po ashtu ju njoftojmë se kur keni shqetësime nga rrezikimi i qenve endacak, ju mund të njoftoni Drejtorinë e Shërbimeve Publike në Drenas që kjo e fundit pastaj njofton Operatorin Ekonomik të kontraktuar nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë