Kryetari Lladrovci i uron mirëseardhje diasporës!

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, u ka uruar mirëseardhje mërgimtarëve që këto ditë kanë ardhur për të kaluar festat e fundvitit me familje në Kosovë.

Kryetari Lladrovci ka kujtuar edhe kontributin e tyre për Kosovën gjatë dhe pas luftës, për të bërë atdheun edhe më të mirë.

Më poshtë shkrimi i plotë në facebook:

Mirëseardhje për diasporën!

Kur atdheu kishte nevojë për dritë gjatë okupimit, e solli diaspora,
Kur kishim nevojë për gjuhën tonë, se kush jemi e çka jemi, erdhi diaspora në ndihmë,
Kur u deshtën libra, gazeta e folklor, fjalor e enciklopedi, prapë diaspora,
Kur na u deshtë kultura, të jemi si bota e qytetëruar, prapë na doli në ndihmë diaspora,
Kur atdheu ishte në rrezik dhe na kanosej shfarosja, prapë, me neve ishte diaspora…

Nga diaspora, erdhën ushtarë, kapitenë, kolonelë e gjeneralë, barna, fasha e para për liri…

Andaj, sot e mot, diaspora ia dha atdheut më të mirën, shpirtin e vet dhe ndihmën, për ta bërë atdheun sa më të mirë.
Mirë se erdhët, motra e vëllezër. Pushime të këndshme dhe paçi shëndet!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë