Thirret mbledhja e Kuvendit të Komunës së Drenasit, ky është rendi i ditës

Në bazë të nenit 43 të Ligjit nr. 03/L-40 për vetëqeverisje Lokale, neni 36,41dhe 42 pika 42.2 të Statutit të Komunës së Drenasit (Gllogocit), nenit 3 pika 3.7 si dhe nenit 12 pika 12.2 të Rregullores së punës të Kuvendit, Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Labinot Halilaj, më datë 28.12.2020 (e hënë) duke filluar në ora 10:00 në sallën e Kulturës së Kuvendit të Komunës thërret mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës.

Mbledhja do të ketë për rend dite:

1. Procesverbali i mbledhjes së rregullt të Kuvendit Komunal Drenas të datës 26.11. 2020.
2. Plani i Punës për vitin 2021, i Kuvendit Komunal.
3. Plani i Punës të Kryetarit për vitin 2021.
4. Propozim Rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës.
5. Plani preliminar i Prokurimit për vitin 2021.
6. Diskutimi i Planit të Integritetit.
7. Propozim Vendim për financimin e Projektit “Ngritja e Mirëqenies Sociale të Personave me Aftësi të Kufizuar dhe Familjarëve të tyre.
8. Propozim Vendim për lirimin nga qiraja jo profitabile, familjet përfituese të shfrytëzimit të përkohshëm të banimit social në Bllokun I dhe II në Drenasin III për vitin 2021.
9. Propozim Vendim për këmbimin e njësive kadastrave nr. 348/0 dhe 1011/0 në zonën kadastrale në Gllogoc.
10. Propozim Vendim për përmirësimin e gabimit teknik në listën e veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2021.
11. Propozim Vendim për lirim nga pagesa e peronizimit për kompanitë e transportit publik të udhëtarëve me autobus për linjat urbanë- periferike dhe ndër urbane që shfrytëzojnë stacionin e autobusëve në Gllogoc, për operim.
12. Raporti i dytë periodik për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në raportin e Auditimit nga Zyra Kombëtare e Auditimit.
13. Të ndryshme.

Ftesën dhe materialin për mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Komunës për datën 28.12.2020 i gjeni në këtë link; https://kk.rks-gov.net/gllogoc/category/dokumentet-e-kuvendit/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë