Regjisori Genc Heta nesër shfaqë mono-performancën e përgatitur në Drenas

Nesër shfaqet mono-performanca mbështetur financiarisht nga DKRS në Drenas

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport njofton qytetarët se nesër, me datë 22.12.2020, nga ora 14:30 në Sallën e Kulturës do të shfaqet mono-performanca e përgatitur nga regjisori Genc Heta, mbështetur financiarisht nga DKRS.

Në këtë aktivitet do të prezantohet edhe një video promovuese e hapësirave të mundshme për turizëm dhe rekreacion në Drenas nga aktori Shkumbin Veseli, mbështetur nga DKRS.

Për shkak të pandemisë, numri i pjesëmarrësve është i limituar konform rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë