Data e zgjedhjeve/ Osmani nis takimin e parë me Kurtin pastaj me të tjerët

Gjykata Kushtetuese mbrëmë përmes një vendimi ka shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

I menjëhershëm ka qenë edhe veprimi i u.d së presidentes, Vjosa Osmani.

E njëjta do t’i mbledhë sot partitë politike, ku temë do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme.

Nga zyra e u.d së presidentes, për IndeksOnline kanë treguar se kur do të mbahen takimet me liderët politik.

Takimi i parë do të nis nga ora 13:00, duke filluar me kreun e VV-së, Albin Kurti.

Më pas në orën 14:00 ajo pritet të takohet me Isa Mustafën, e në zyrë Osmani në orën 15:00 do të pres Enver Hoxhën nga PDK.

Me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn, ajo do të takohet në orën 16:00./Indeksonline

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë