Lladrovci vlerëson me mirënjohje komandanten e Stacionit Policor në Drenas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me stafin e tij dhe drejtoreshat e shkollave, ka pritur në takim për fundvit, Komandanten e Stacionit Policor në Drenas, Feime Bajrami.

Kryetari Lladrovci në këtë takim ka vlerësuar lartë punën dhe bashkëpunimin ndërinstitucional me Stacionin Policor në Drenas, duke i përgëzuar për punën gjatë vitit 2020 në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe shëndetit publik.

Kryetari Lladrovci për komandanten znj.Feime Bajrami ka ndarë mirënjohje për profesionalizimin dhe kontributin gjatë kohës së pandemisë, ruajtjen e shëndetit dhe rendit publik në Komunën e Drenasit. Po ashtu, Kryetari Lladrovci i ka dhuruar medaljonin e punuar nga Qendra e Promovimit të Drejtave të Grave, dega në Drenas.

Ndërsa, komandantja znj.Bajrami është shprehur e kënaqur me bashkëpunimin dhe përkrahjen nga kryetari Lladrovci, në mënyrë që të ruhet shëndeti dhe siguria e përgjithshme e qytetarëve.

Kryetari Lladrovci dhe komandantja znj.Bajrami janë zotuar që bashkëpunimi të vazhdoj edhe vitin e ardhshëm në zbatim të ligjit dhe Kushtetutës së vendit, garantimin e sigurisë dhe shërbime profesionale

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë