Ky është Riadi, i dyshuar për grabitjet e fundit në Prishtinë/ Policia kërkon ndihmen tuaj për kapjen e tij

Policia e Kosovës është në kërkim të një 19 vjeçari, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në kryerjen e disa grabitjeve.

Riad Sopjani është shpalë në kërkim nga ana e policisë, andaj inkurajohen të gjithë ata që kanë informacionet lidhur me vendodhjen e tij, të kontribuojnë në kapjen e tij.

Agron Borovci nga Policia e Kosovës, ka thënë se janë ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve për gjetjen e të dyshuarve.

No description available.
No description available.

Njoftimi i plotë i policisë së Kosovës:

Referuar rasteve të fundit të grabitjeve, Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat policore në drejtim të hetimit, identifikimit, marrjes e përpunimit të informacioneve të rëndësishme dhe ka realizuar operacione të bastisjeve e të kërkimit për grupe dhe  individ të veçantë të përfshinë në këto raste.

Së këndejmi veprimet e lartcekura policore kanë rezultuar me identifikimin e të dyshuarit:

·         Riad Sopjani, 19 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, për të cilin dyshohet

me bazë të jetë përfshirë në kryerjen e grabitjeve që po hetohen nga ana e policisë.

Ky i dyshuar aktualisht në arrati, është shpallë në kërkim nga ana e policisë andaj inkurajojmë  të gjithë ata që kanë informacione lidhur me vendndodhjen e tij, apo çfarëdolloj informacioni tjetër që do ti kontribuonte kapjes së tij, t’ ia kalojnë ato policisë përmes linjës 192, apo në çfarëdo forme tjetër.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë