Zbulohen inicialet e policit të plagosur nga grabitësit, i takon gjeneratës së re

Një zyrtar policor është qëlluar me armë zjarri mëngjesin e sotëm nga disa grabitës të cilët po tentonin të kryenin një grabitje në filialin e BKT-së në “Veternik” të Prishtinës.

Burimet e IndeksOnlinet bëjnë të ditur se polici i plagosur është R.M., dhe i takon gjeneratave të reja.

Ai ka qëndruar rreth tri orë në QKUK, duke marrë trajtimin mjekësor, ndërsa më pas është liruar.

“Rreth orës 08:40, pas marrjes së trajtimit të nevojshëm mjekësor polici i plagosur është liruar nga QKUK-ja dhe gjendja e tij është stabile”, ka thënë për IndeksOnline, zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Ndërkohë që po vazhdojnë veprimet policore me fokus zbardhjen e plotë të ngjarjes./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë