Të gjitha shkollat e Drenasit nën vëzhgim nga kamerat dhe të pajisura me labaratorë

Drejtori i Drejtorisë Komunale për Arsim në Drenas, Muhamet Gjoka, para anëtarëve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, paraqiti një përmbledhje të situatës aktuale, tashmë në përfundim të gjysmëvjetorit të parë dhe për sfidat me të cilat është ballafaquar kjo drejtori, për skenarët e ndjekur në disa shkolla, dhe për sukseset e nxënësve të Komunës së Drenasit të cilët përkundër pandemisë kanë arritur rezultate të mira në gara të ndryshme.

Njëherësh, Gjoka i njoftoi të pranishmit me investimet në shkolla që arrijnë shumën 900 mijë euro, dhe si rezultat të gjitha shkollat janë pajisur me laboratorë dhe janë vendosur nën vëzhgim me kamera.

Gjithashtu, falënderoi edhe KFOR-in Zviceran për ndihmën në vendosjen e kontakteve me drejtoritë e arsimit në disa kantone të Zvicrës, për të shkëmbyer përvojat për klasa të përziera të nxënësve, duke pasur parasysh zvogëlimin e numrit të nxënësve në zonat rurale të komunës sonë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë