Shkolla “Zenel Hajdini” e Komunës së Drenasit fiton vendin e parë në mesin e më shumë se 33 shkollave

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Zenel Hajdini” e Komunës së Drenasit ka fituar vendin e parë në garën “Unë, Toka dhe e ardhmja jonë pas pandemisë” në mesin e disa shkollave të komunave të Kosovës.

Punimet e nxënësve Elbiona Istogu dhe Erona Mulaj u vlerësuan më të mira duke e rënditur shkollën “Zenel Hajdini” në Terstenik të parën në mesin e më shumë se 33 shkollave garuese e mbi 100 punimeve.

Kjo garë u zhvillua në kuadër të projektit “Eco Schools Network – Development of Green Education program in national level in Kosovo” mbështetur prej Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ GmbH) përmes projektit “Sustainable Municipal Services (Waste Management)” (SMS).

I lumtë nxënësve dhe stafit të shkollës ?

#Drenasi #Shkolla #vendiPare ?

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë