Mërgim Lushtaku i del në mbrojtje babait pas akuzave të Bekim Jasharit

Kryetari i Skenderaj, Bekim Jashari sonte në emisionin “Debat Plus” lëshoj akuza të forta në drejtim të komandantit të UÇK-së, Sami Lushtaku.

Jashari u shprehë se Sami Lushtaku nuk ka qenë në vijat e para të frontit dhe se për 5 vjet ka qenë në Gjermani, transmeton Indeksonline.

Por, pas këtyre akuzave nuk kanë qëndruar të qetë familja e Sami Lushtakut. Ishte djali i tij, Mërgim Lushtaku që ka reaguar.

Ai ka publikuar një thënje të babait të tij ku shkruhej: “Dje, sot, nesër dhe përgjithmonë, e kam mbrojtur dhe do ta mbroj të vërtetën, luftën e drejtë dhe të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”./Indeksonline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë