Drenasi vlerësohet nga organizata Help për bashkëpunimin e mirë

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka marr mirënjohje nga përfaqësuesi i organizatës “Help”, Gent Saraçi i cili e ka falënderuar Komunën, përkatësisht kryeartin për bashkëpunimin e mirë që kanë pasur në realizimin e projektit për t’i ndihmuar bizneset.

Komuna e Drenasit e Drenasit, në fillim të këtij viti, ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me organizatën “Help” për mbështetjen financiare të bizneseve në Drenas. Në kuadër të këtij memorandumi janë ndihmuar bizneset fillestare dhe ato ekzistuese me pajisje të ndryshme, sipas planit të aplikuar nga vetë bizneset.

Kryetari, Lladrovci ka falënderuar organizatën Help për bashkëpunimin e treguar për t’i ndihmuar bizneset e Drenasit dhe ka vlerësuar së një bashkëpunim i tillë është i mirëseardhur edhe në vitet në vazhdim si nga organizata Help ashtu nga organizata të tjera të cilat ndihmojnë bizneset në Drenas.

Edhe përfaqësuesi i organizatës Help, Gent Saraçi, ka falënderuar kryetarin Lladrovci dhe Komunën për bashkëpunimin e treguar, duke shtuar se bashkëpunime të tilla për t’i ndihmuar bizneset, do të ketë edhe në të ardhmen.

Për realizimin e këtij projekti, përgjegjëse për implementim ka qenë Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Drenasit, e cila së bashku me organizatën Help ka mbajtur fillimisht sesione informuese për bizneset, pastaj ka vazhdua edhe me procedurat tjera deri në shpalljen e përfituesve, ku janë përkrahur 40 biznese.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë