Shtrirja e rrjetit nëntokësor elektrik, punime në katër rrugë të Drenasit

Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjencë njofton qytetarët se për shkak të punimeve që do të bëhen lidhur me projektin “TS 10( 20)/ 0.4 kV- Te Shtëpia e Shëndetit Drenas – Tension i Mesëm “ të Aktvendimit 15-070-7114 dt. 17.07.2020, kompania KEDS do të bllokoj pjesërisht shiritat qarkullues si dhe do të bëjë largimin e kubzave nëpër trotuare.

Këto punime të shtrirjes së rrjetit nëntokësor elektrik do të kryhen në rrugën “Xhevat Demaku”, “ Bedri Shala”, “Vëllezërit Ahmeti”, “ Ganimete Terbeshi” dhe parashikohen të zhvillohen në një afat prej 30 ditësh.

Kërkojmë mirëkuptim nga qytetarët!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë