Nxënësit e Drenasit pjesë e Parlamentit Europian (VIDEO)

10 nxënës të Gjimnazit ”Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Drenas, për pak orë përjetuan ndjenjën e të qenit të barabartë me moshatarët europianë.

Kjo, duke marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Parlamenti Europian mbi tematikën e arsimit dhe punësimit të të rinjve, ku veç 64 shkollave të 27 shteteve anëtare, morën pjesë edhe gjimnazistët e Drenasit, njofton Klan Kosova.

Pyetja kryesore e nxënësve kosovarë ishte interesimi mbi ditën kur Kosova do të bëhet pjesë e Bashkimit Europian.

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Europian, Rainer Wieland u përgjigj, duke thënë se ”nuk mund të ju dhuroj ndonjë datë, por përafërsisht jo para zgjedhjeve të ardhshme të vitit 2024. Të rinjtë në Kosovë janë shumë të paduruar, sepse Kosova si asnjë vend tjetër e ka edhe regjimin e vizave. Nuk ka ndonjë arsye reale për refuzim ndaj kosovarëve”.

Nxënësit e këtij gjimnazi, me 26 nëntor mbajtën një konferencë tjetër, së bashku me deputetë nga Parlamenti Europian.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë