Lladrovci ndan bursa për të gjithë studentët që kanë plotësuar kriteret, ja emrat e tyre

Përveç 160 bursave të cilat janë ndarë ditë më parë, Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë ndarjen e bursave edhe për studentët e tjerë që kanë plotësuar kriteret sipas listës së shpallur nga DKA-ja.

Kryetari Lladrovci që nga marrja e mandatit ka pasur prioritet arsimin, përkatësisht ngritjen e cilësisë dhe krijimin e kushteve gjithnjë më të mira infrastrukturore, gjithashtu duke i mbështetur edhe me bursa.

Nga 212 studentë që kanë plotësuar kriteret, 160 janë ndarë ditë më parë, 25 të tjera sot, ndërsa 28 bursa do të ndahen me fillimin e vitit fiskal 2021. Në këtë mënyrë, duke i përfshirë të gjithë studentët që i kanë plotësuar kriteret, përkatësisht 212 përfitues.

Ky ka qenë propozimi i kryetarit Lladrovci për përfshirjen e gjithë aplikuesve që kanë plotësuar kriteret, propozim qe ka marrë mbështetje edhe ga anëtarët e Kuvendit Komunal në mbledhjen e rregullt të kuvendit.

Kyetari Lladrovci i ka uruar studentët përfitues, duke shprehur përkushtimin e komunës për t’i përkrahur ata në rrugëtimi e dijës.

https://kk.rks-gov.net/gllogoc/wp-content/uploads/sites/10/2020/11/rezultatet-1.pdf

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë