Personi i therur me thikë është nga Baica, ka lëndime të rënda trupore

Policia ka dhënë detaje të reja për therjen me thikë e cila ndodhi të premten rreth orës 18:00 në Drenas.

Sipas policisë, rasti është klasifikuar si vrasje në tentativë.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit kanë pasur një konflikt me viktimën mashkull kosovar të cilin gjatë rrahjes e kanë goditur me thikë dhe viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore. Viktima, 19 vjeç A.L nga Baica e Drenasit është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Ndërsa të dyshuarit M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë