Skenderaj/ Vendosen pushimore në shumë lokacione

Drejtoria e Shërbimeve Publike e komunës së Skenderajt, sot ka bërë vendosjen e pushimoreve në qytet.

Këto pushimore u vendosen në vendet ku qytetarët mund të kalojnë kohën e tyrë të lirë, si në Parkun “Idriz Rreci”, në Parkun “Amerikan”, tek Qendra Rezidenciale për të Moshuar, Gjimnazi “Hamëz Jashari”, tek shkolla teknike “Anton Çeta”, etj.

Me realizimin e projekteve të tilla komuna e Skenderajt po krijonë vende dhe hapësira të përshtatshme për të kaluar kohën e lirë, për të gjitha gjeneratat.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë