Projekti për punësim dhe vetëpunësim në Drenas, Vazhdon bashkëpunimi me “Women for Women”

Drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi dhe Drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, kanë pritur sot në takim, Kushtrim Shehun, koordinator i organizatës “Women for Women”, me të cilin biseduan mundësinë e bashkëpunimit në kuadër të projektit “I SEE”, punësimi dhe vetëpunësimi që ka për qëllim kryesor përmirësimin e grave të margjinalizuara, për tejkalimin e pengesave dhe përfshirjen në ekonomi dhe në tregun e punës, duke ngritur kapacitetet e tyre.

Koordinatori Shehu, ka falënderuar Komunën e Drenasit për bashkëpunimin e treguar në realizimin e këtij projekti dhe ka informuar të pranishmit se një numër i caktuar i përfituesve kanë përfunduar trajnimin 4 mujor dhe në bashkëpunim më DKA-në do të ju mundësohet edhe pjesa praktike në institucionet arsimore.

Komuna e Drenasit, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me OJQ “Women for Women” me të cilin ka për qëllim vetëpunësimin dhe përmirësimin e pozitës së grave në ekonomi dhe tregun e punës. Ky projekt bazohet ka për qëllim që të ofroj trajnime profesionale të akredituara në sektorët potencial të punësimit në bazë të kërkesave të bëra në sesionet informuese të mbajtura paraprakisht.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë