Polici e luti të riun t’ia tregojë duart para se ta qëllonte për vdekje: Mos më detyro ta bëjë këtë

Një djalë i ri humbi jetën në Florida gjatë të enjtes mbrëma, kur iu vunë pas policët pasi kishin urdhër arrest për të.

Zëvendës-sherifi i Hillsborough në SHBA, Timothy Miskell, i kishte urdhëruar Dylan Ray Scott-in që t’ia tregojë duart, transmeton Telegrafi.

Gjithçka ndodhi kur Miskell dhe kolegu i tij u munduan të arrestojnë 27-vjeçarin, i cili ishte brenda veturës dhe tentoi të arratiset – por pa ndonjë sukses sepse vetura me të cilën ishte u përplas me një tjetër.

E aty menjëherë vrapuan policët për ta vënë nën kontroll situatën, por veç sa u tensionua edhe më shumë kur ua bëri me dije se ka me vete një revole.

“Më trego duart. Të lutem nuk ia vlen”, i kishte thënë vazhdimisht Miskell të riut që nuk iu bindej urdhrave të tij dhe kolegut.

“Nuk e kemi personale asgjë me të, nuk dua të qëllojë, por nëse nuk mi tregon duart, ajo do të ndodhë. Ngriti duart larg, mos më detyro ta bëjë këtë”, shtoi polici.

Në anën tjetër Scott dëgjohet duke thënë se e ka revolen në brez, e një lëvizje e paparalajmëruar e të riut, bëri që policët t’i shkrepin dhjetëra plumba mbi të.

Ai ishte shpallur i vdekur në spitalin e Tampa. E ajo çfarë ka habitur më shumë opinionin është se hetuesit pas kontrollimit të vendit ku ndodhën të shtënat, nuk kanë gjetur kurrfarë revole. /Telegrafi/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë