Dhurohet donacion për Gjimnazin “Gergj Kastrioti- Skënderbeu” në Drenas

Komuna e Drenasit po vazhdon të përfitoj donacione për arsim, kësaj radhe nga Gjermania.

Përkatësisht, gjimnazi “Gergj Kastrioti Skënderbeu” në Komunën e Drenasit ka përfituar donacion prej qindra librash dhe materialeve tjera konkretizimi nga shefi i EDEKA-s Südwest nga Gjermania, z.Rudolf Matkovic.

Z.Matkovic ka qenë pjesë e një delegacioni të lartë gjerman, të kryesuar nga zëvendës presidenti i Parlamentit Evropian, të cilët në janar kanë vizituar komunën e Drenasit, dhe që janë pritur nga kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci. Gjatë takimit janë diskutuar format dhe mënyrat e ndryshme të investimeve në komunën e Drenasit me theks të veçantë në arsim, me ç’rast kanë vizituar gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” dhe kanë parë nga afër ambientet e shkollës.

Nga ky donacion janë blerë libra për gjimnazistët e klasës së 10-të, 11-të dhe 12-të, pastaj libra dixhital për mësimin e gjuhëve të huaja, si dhe tabela e mjete tjera konkretizimi.

Muajin e kaluar gjithashtu, zotëri Arno Arz nga firma Noz nga Gjermania ka mbështetur financiarisht blerjen e librave për gjimnazin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë