Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi therja me thikë në Drenas

Rreth orës 18:00 në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Drenas, ka kërkuar ndihmë mjekësore një person (mashkull) A.L 19 vjeç, i cili ishte i lënduar nga një mjet i mprehtë (thikë).

Me të marrë informatën, policia ka ndërmarr një varg veprimesh operative dhe ka arrit që të identifikoj dhe arrestoj dy persona të dyshuar: M. S. mashkull, 21 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe K.S. mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar në stacionin policor për procedim të mëtejmë.

Aktualisht po vazhdon puna për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarje, ndërkohë që personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor në QKUK në Prishtinë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë