Vendoset gurthemeli për ndërtimin e çerdhes në Komoran

Është vendosur gurthemeli për ndërtimin e çerdhes publike në Komoran, projekt i cili financohet nga Ministria e Arsimit dhe Komuna e Drenasit dhe vlera e projektit është mbi 500 mijë euro.

Në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e çerdhes, merrnin pjesë, kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, drejtori i Arsimit, Muhamet Gjoka, këshilltari i Ministrit të Arsimit, Beqir Kiqina, anëtar të Kuvendit të Komunës dhe zyrtarë tjerë të nivelit lokal e qendror.

Pas vendosjes së gurthemelit, kryetari Lladrovci ka thënë se me ndërtimin e këtij objekti shumë të nevojshëm për rrethinën e Komoranit, po përmbushen premtimet dhe obligimet e Komunës karshi investimeve për të mirën e qytetarëve.

Objekti për ndërtimin e çerdhes publike në Komoran do të përfundoj gjatë vitit 2021 dhe do të këtë në dispozicion hapësirë për mbi 120 fëmijë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë