Vdes babai i Naser Ramaj, presidentit të klubit FC Feronikeli 

Ka vdekur sot në mëngjes Ismajl Ramaj, babai i presidentit të klubit “Feronikeli”, Naser Ramaj.

Lajmi është dhënë nga klubi FC Feronikelit. Varrimi i tij bëhet sot në ora 16:30, në varrezat e fshatit Qikatovë e Re. 

 
Telegram ngushëllimi i FC Feronikeli: 

 
FC Feronikeli bashkëndjen dhimbjen me familjen, Ramaj, me rastin e ndarjes nga jeta të, Ismajl Ramaj, njiherit babai i presidentit të klubit, Naser Ramaj. 

Ismajl Ramaj ndërroi jetë në mëngjesin e së enjtës. 

FC Feronikeli, përfshirë kryesinë, stafin teknik, administrativ, futbollistët dhe gjithë punonjësit tjerë, gjenden pranë familjes Ramaj. 

Njoftimi i presidentit të klubit, Naser Ramaj: 

Babai ynë i dashur, Ismajl Ramaj ndërroi jetë në mëngjes, për të na lënë të pikëlluar tërë jetën. 

Njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirë që varrimi i babait tonë do të bëhet në ora 16:30, në varrezat e fshatit Qikatovë e Re. 

Shpirti i tij i bardhë u prehtë në paqe, e ne, familja e tij, do ta kujtojmë me mall gjithë jetën. 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë