Policia vendoset të rrethi, bllokohet rruga Drenas-Komoran

Si pasojë e aksidentit që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët, është bllokuar rruga Drenas-Komoran.

Policia është vendosur të rrethi i Drenasit dhe po i orienton shoferët në rrugë alternative për të mos mbetur nëpër kolona.

Flora Ahmeti, zyrtare për informim në polici ka thënë se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.

Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.

Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë