Pas mesnatës hajnat grabitën me armë një pompë derivatesh në Drenas

Një grabitje e armatosur ka ndodhur pas mesnatës në Drenas.

Rasti ka ndodhur në një pompë derivatesh, në fshatin Poklek i Ri, saktësisht në orën 02:14.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, punëtorë në pompën e derivateve, kanë njoftua se dy persona të maskuar dhe të armatosur me revole iu kanë grabit 750 euro dhe kanë ik në drejtim të panjohur”, ka thënë për IndeksOnline, Bajram Krasniqi, zëdhënës i PK në Rajonin e Prishtinës.

Në vend-ngjarje kanë dalë njësit përkatëse policore. Nuk raportohet për të lënduar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë