Aksidenti i rëndë në Zabel të Ulët, katër persona të lënduar

Rreth orës 17:00 është marrë informata për një aksident trafiku të ndodhur në fshatin Zabeli i Ulët në Drenas.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe ekipet e mjekëve emergjent si dhe zjarrfikësit.

Në aksident janë të përfshira një veturë dhe një kamion dhe informacionet aktuale nga vendi i ngjarjes flasin për katër persona me lëndime trupore.

Njësia e trafikut rrugor ka filluar ndërmarrjen e veprimeve të saj për të zbardhur shkaktarët që kanë sjellë deri te ky aksident.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë