Pamje ekskluzive, kur Azemi ik me vrap, pasi theri një person 

Pas reagimit të shpejtë, Policia e Kosovës ka arritur të arrestojë autorin e therjes me thikë që ndodhi pak më herët në Prishtinë.

IndeksOnline ka siguruar emrin e personit të arrestuar, ai është Azem Korrani.

Po ashtu, IndeksOnline ka arritur të siguroj videon ku shihet Korrani duke ikur nga Policia e Kosovës.

Mirëpo të njëjtit, falë intervenimit të shpejtë arritet të kapet pak metra më larg.

Korrani për momentin ndodhet në stacionin e Jugut në Prishtinë, ku është duke u intervistuar nga policia. Kurse, i lënduari, 26 vjeçari, Fatjon Kelmendi, është dërguar në QKUK, ndërsa është jashtë rrezikut për jetë.

“Pacienti në fjalë ka lëndime me mjet të mprehtë (thikë) në gjoks dhe në dorën e djathtë. Fatmirësisht pacienti është në gjendje stabile dhe është jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë për IndeksOnline, Dr. Ejup Govori, mjek kujdestar në QKUK.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë