E rrahu një person në Qikatovë, arrestohet i dyshuari

Një person ka njoftuar se për arsye të panjohura është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të marten në Qikatovë të Vjetër të Drenasit.

“Viktima ka pësuar lëndime dhe është dërguar në tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftimin për media të policisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë