Furnizohen të gjitha shkollat e Drenasit me kabinete të TIK-ut

Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, ka pajisur me kabinete të Teknologjisë Informative (TIK) të gjitha shkollat fillore dhe ato të mesme.

Ky investim është në vazhdën e zotimeve të kryetarit Ramiz Lladrovci, për t’i pajisur të gjitha shkollat me kabinete dhe digjitalizim të objekteve shkollore. Ky projekt do të ndikoj në avancimin e mësimdhënies e mësimnxënies.

Këtë vit, DKA-ja do të realizoj edhe projekte tjera në infrastrukturën shkollore për të përmirësuar kushtet dhe cilësinë në arsim.

Kujtojmë që DKA-ja këtë vit ka funksionalizuar dhe furnizuar shumicën e shkollave me laborator të shkencave të natyrës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë