Ftesë për trajnim “Nxitja dhe vetëdijesimi i të rinjve në fushën e zhvillimit ekonomik”

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe OJQ SHBG Okarina e Runikut me përkrahjen e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, sot ka kanë mbajtur sesionin e parë informues me të rinjtë e Drenasit, projekt ky që synon trajnime për ndërmarrësi, shkrime të biznes planit, monitorim, financa e kontabilitet.

Në këtë sesion informues të rinjtë u informuan në lidhje me mbajtjen e trajnimit, rëndësinë e tij dhe mundësitë për pjesëmarrje.
Të rinjtë e Drenasit ftohen të marrin pjesë në këtë trajnim pa pagesë që do të mbahet me 12 dhjetor 2020, ditë e shtunë, nga ora 09:00-16:00, në Sallën e Kuvendit Komunal.

Të gjithë ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këtë trajnim, duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në këtë email
okarinaerunikut@hotmail.com deri me datë 10.12.2020, ora 16:00.

Numri është i limituar, por më mundësi trajnimi edhe në të ardhmen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë