Komuna e Drenasit ka një njoftim të rëndësishëm për të infektuarit me COVID-19

Komuna e Drenasit, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike me Covid-19 javën e fundit, njofton qytetarët që trajtohen nga virusi SARS-COV-2? që të kontaktojnë përmes telefonit numrin pa pagesë 194, në mënyrë që të caktohet vend i lirë për marrjen e terapisë infuzive, kjo për t’i shmangur pritjet dhe fluksin e madh të njerëzve dhe organizimin më të mirë të marrjes së shërbimeve mjekësore.

Ekipet mjekësore janë të gatshme nga ora 8:00 e mëngjesit deri në ora 20:00 në kuadër të kapaciteteve të veta ekzistuese në dy qendrat e saj, QKMF në Drenas dhe QMF në Komoran të ofrojë shërbime shëndetësore, ndërsa pas orës 20:00 është ekipi kujdestar i rregullt që mund të ofroj shërbime për të infektuarit me Covid-19. Lusim qytetarët që t’i përmbahen këtij orari në mënyrë që të mos kenë pritje të gjata.

Njëkohësisht qytetarët i njoftojmë se terapia standarde infuzive për trajtim Covid-19 ekziston përjashtimisht pjesës vitaminoze, përkatësisht antibiotikëve të grupeve tjera që mund të përshkruhen por që nuk janë të domosdoshme. Gjithashtu, në barnatoren e QKMF-së mund të merren komplet terapia orale për trajtimin e Covid-19 sipas orarit të barnatores.

Ndërsa, nëse rritet numri i rasteve, do të shqyrtohet formimi edhe një ekipi shtesë që do të jetë në dispozicion 24 orë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë