37-vjeçari i cili humbi jetën sonte në aksident është nga Fushtica e Lartë

Rreth orës 19:30, një aksident i rëndë ndodhi sonte në magjistralen Prishtinë – Pejë, saktësisht në Komoran.

Në këtë aksident u përfshinë tri vetura, ndërsa një person s’arriti t’u shpëtojë plagëve, duke vdekur rrugës për në QKUK.

Burime të IndeksOnline mësojnë se viktima është S.Bytyqi nga fshati Fushticë e Epërme e Drenasit.

I ndjeri ishte 37 vjeç ishte i martuar dhe ka lënë pas disa fëmijë, ndërsa ishtë punëtor në ndërtimtari.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë