Një shkollë në Komunën e Drenasit mbyllet për 2 javë, shkak mësimdhënësit e infektuar me COVID-19

Shkolla “Arif Shala” në Korroticë e Poshtme të Drenasit, për dy javë do të jetë e mbyllur dhe mesimi do të zhvillohet online.

Kjo për shkak se disa mësimdhënës kanë dalë pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka dhënë drejtoria e shkollës:

Njoftim

Te nderuar, nxenes, prinder e mesimdhenes te shkolles, ju njoftojme se, pas testimit qe i eshte bere stafit edukativo-arsimor te shkolles, sot u njoftuam nga IKSHPK se, nje pjese e mesimdhenesve kane rezultuar pozitiv me Covid-19.

Ne baze te rekomandimit te IKSHPK-se dhe koordinimit me DKA ne Drenas, vendosem qe per keto dy jave, procesi mesimor te zhvillohet sipas skenarit C te MASH, pra mesimi to te zhvillohet online.

Per çdo informacion, apo ndryshim te situates, do te njoftoheni me kohe.

Te prekurve nga virusi, drejtoria e shkolles ju uron sherim te shpejte dhe rikthim sa me te shpejte ne procesin edukativo-arsimor!

Murtez Shala – drejtori i shkolles

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë