Ky është mjeti shpërthyes që u gjet te autobusi në Drenas, aty kishte edhe një letër me mbishkrim

Mbrëmë është raportuar se në një autobus në Komoran të Drenasit është gjetur një mjet shpërthyes. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Sinjali mëson se autobusi është nga firma “Vëllezërit Thaqi” teksa mjeti shpërthyes është gjetur tek motori. Ndërsa burimet e Sinjalit brenda Policisë tregojnë se aty është gjetur edhe një letër me një mbishkrim.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin shpërthyes, për të cilin Sinjali mëson se është e llojit TNT.

Policia e Kosovës për Sinjalin njofton se është inicuar rasti “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës”.

Sinjali ka kontaktuar edhe me pronarin e asaj kompanie, por i njëjti nuk ka pranuar të flasë lidhur me ngjarjen.

Në lidhje me këtë rast është njoftuar edhe prokurori ndërsa njësitet e hetuesisë po punojnë për ta zbardhur tërë ngjarjen.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë