Si në filma, hajnat futen me armë të gjata në kompaninë kosovare, ia lidhin duart rojës dhe… !

Raportohet se sot rreth orës 01:00 Policia e Kosovës është njoftuar që në magjistralen Prishtine-Ferizaj, konkretisht ne objektin e kompanise “Aldex Qeramika”, rojtari i kësaj të fundit ka raportuar një grabitje.

Indeksonline mëson se grabitja kishte ndodhur mbrëmë rreth ores 00:20.

Ankuesi ka raportuar qe tre tre persona të maskuar, nën kanosje te armës se gjate te zjarrit, ia kishin lidhur duart dhe këmbët dhe ia kishin marre nga xhepi portofili (kuletën) ne te cilën kishte pasur 55Euro para kesh, letërnjoftimin dhe kartelën bankare.

Tutje, Indeksonline mëson se dy nga hajnat kishin hyrë brenda në objekt dhe nga aty kishin marre vetëm DVR-in e kamerave të sigurisë.

Mësohet se në lidhje me rastin jane njoftuar te gjitha njësitë përkatëse duke përfshirë hetimet e stacionit, hetimet dhe forenziken rajonale e poashtu eshte njoftuar edhe prokurori kujdesar. Rasti eshte inicuar dhe ndodhet nen hetime.

Policia shumë shpejt ka dale ne vendin e ngjarjes pas raportimit edhe pse raportimi është bë me shumë se 30 min vonese.

Ndryshe, rastin në fjalë e ka konfirmuar edhe Stacioni i Policisë në Prishtinë.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën për një grabitje që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Ferizaj. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para dyshohet që persona të dyshuar, të armatosur, nën kërcënimin e armës, kanë arrit që të kryejn një grabitje në një kompani si dhe nga ankuesi(mashkull, roje e e objektit) të marrin portofolin (dokumente dhe para). Aktualisht nga hetuesit policor ka filluar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme me fokus zbardhjen e rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar”, ka deklaruar Flora Ahmeti, zëdhënëse e PK-së.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë