LAJM JO I MIRË: Drenasi futet në zonë të kuqe, orë policore nga ora 19:00

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka nënshkruar vendimin që komuna e Drenasit, të kalojë nga kategoria e rrezikut mesatar, në kategorinë e komunave me rrezik të lartë.

Lajmin e ka dhënë kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

Statusi i plotë i Lladrovcit:

Qytetarë të komunës së Drenasit,

Shtoni kujdesin! Zbatoni masat anti Covid dhe respektoni vendimin e nivelit qendror.

Nga sot, komuna jonë i takon komunave me rrezik të lartë të infeksionit!

Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, ka nënshkruar vendimin që komuna e Drenasit, të kalojë nga kategoria e rrezikut mesatar, në kategorinë e komunave me rrezik të lartë.

Ky vendim vije pas vlerësimit dhe rekomandimit të IKShPK, në pajtim me rastet e infektimeve me virusin Covid 19, për 100 mijë banorë.

Qytetarë të nderuar,

Virusi vdekjeprurës është më i pranishëm këtë javë në komunën tonë se sa javët e mëparshme.

Andaj, kërkoj nga ju të respektoni plotësisht masat anti Covid, si dhe zbatoni vendimin për kufizimet e lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 5:00, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në vendim.

Bartni maskën!
Ruani distancën!
Mbani higjienën!

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë