Autobusi me eksploziv në Komoran/ Policia jep detaje (VIDEO)

Para pak minutash IndeksOnline ka raportuar se si në një autobus në Komoran është gjetur eksploziv.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot, rreth orës 17:10, policia është njoftuar nga një qytetar se në një autobus i cili gjindet në fshatin Llapushnik, dyshohet për një mjet të dyshimtë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek motori i autobusit shihet një mjet i dyshimtë. Më pas në vend-ngjarje janë ftuar edhe njësi tjera relevante që trajtojnë mjete të dyshimta”, ka thënë Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ndërkohë që në vendin e ngjarjes edhe më tutje vazhdojnë të jenë Policia e Kosovës, FSK  dhe KFOR. /IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë