Fshati i Drenicës, bajraku i shtatë bajraqeve

Bajraku apo siç njihet në traditën shqiptare “familja e flamurit”, ka qenë njësi territoriale e cila përbëhej nga disa fshatra, kryesisht të zonave malore.

Bajrakut i printe bajraktari, i cili njëherësh ishte edhe figura e të parit të fisit.

Kështu tregon edhe 80-vjeçi, Bislim Haziraj nga Llausha e Drenicës.

Ani pse në moshë të shtyrë, Haziraj tregon me dashuri të madhe rrëfimin për historinë e Bajrakut të Llaushës.

E, që një familje të merrte epitetin si familje bajraktarë, asokohe kishte disa kushte që duheshin plotësuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë