Aksident në mes dy veturave te parku i biznesit në Drenas

Ka ndodhur një aksident midis dy veturave në Krajvovë të Drenasit rreth orës 13:00 të mërkurën, shkruan IndeksOnline.

Në një video që kanë dërguar lexuesit në adresë të IndeksOnline shihet se dy vetura janë përplasur te Parku i biznesit në Drenas.

Si pasojë e aksidentit, në këtë aks rrugor janë krijuar kolona të gjata.

Ende nuk raportohet për lëndime, ndërsa dëmet e veturave janë të konsiderueshme./IndeksOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë