Hajnat thyejnë dyqanin e armëve në Drenas, vjedhin armë me mijëra euro vlerë

Dyqani i armëve “Baruti” i cili ndodhet në rrugën “Fehmi Lladrovi” në Drenas ka qenë cak i hajnave mëngjesin e djeshëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Gazeta Sinjali ka mësuar nga burimet e saja brenda prokurorisë se të dyshuarit kanë arritur të vjedhin 12 pistoletë, të cilat vlejnë rreth 10 mijë euro.

Mësohet se prokuroria ka iniciuar rast, për çka edhe kanë nisur hetimet.

Portali ka provuar që të kontaktojë me dikë nga dyqani, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Për këtë rast portali ka kontaktuar edhe me policinë, por deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që thyhet një dyqan i armëve në Kosovë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë