Skenderaj/ Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal, këto janë vendimet

Nën udhëheqjen e Kryesues së Kuvendit, Fatbardha Haliti, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Komunës së Skenderajt.

Në këtë seancë është miratuar Propozim-Vendimi i Kryetarit të Komunës, Bekim Jashari, për Planin e Pjesëmarrje Qytetare.

Po ashtu në këtë seancën u përkrah dhe u votua Propozim-Vendimi për vendosjen në Diskutim Publik të Draft Rregullores për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Gjatë kësaj seance u diskutuan edhe këto pika të rendit të ditës:

Miratimi i rendit të ditës;
Shqyrtimi i procesverbalit nga mbledhjet e kaluara;
Raporti vjetor i integritetit sipas Planit Komunal të Integritetit, nr.02-052/01-0048965/20, dt.13.11.2020, (Raporton Kryetari i Komunës z. Bekim Jashari);
Raport për mbikëqyrjen e kontratës nr.2-464-1579, të dt.12.01.2015, e lidhur në mes Komunës së Skenderajt dhe NTSH. Barnatorja “ANA”, nr.02-052/01-0049764/20, dt.20.11.2020, (Raporton Kryetari i Komunës z. Bekim Jashari);
Propozim-vendim për miratimin e Planit Komunal për Pjesëmarrje Qytetare të Komunës së Skenderajt, nr.02-112/01-0048987/20, dt.13.11.2020, (Raporton Kryetari i Komunës z.Bekim Jashari);
Propozim-vendim për vënien në diskutim publik të Draft Rregullores për Përkujdesjen dhe Mbrojtjen e Fëmijës, nr.02-110/01-0048991/20, dt.13.11.2020, (Raporton Kryetari i Komunës z.Bekim Jashari);
Propozim-vendim për vënien në diskutim publik të Planit Rregullues të Hollësishëm “Parku i Biznesit në Marinë” Komuna e Skenderajt, nr.02-110/01-0048998/20, dt.13.11.2020, (Raporton Drejtoresha për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit z. Sanije Ahmeti);
Propozim-vendimi për miratimin e Programit Komunal tre (3) vjeçar për banim 2021-2023, nr.02-360/01-0049003/20, dt.16.11.2020, (Raporton Drejtori për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale z.Ibush Hetemi);
Propozim-vendim për miratimin e dokumentit “Strategjia Zhvillimore Lokale e Turizmit 2020-2024” për Komunën e Skenderajt, nr.12-332/01-0048985/20, 13.11.2020, (Raporton Drejtoresha e DZHENIT-së, z. Sanije Hoxha);
Propozim-vendim për bartjen e pronës së paluajtshme në emër të titullarit faktik institucionit publik shkollës, Gjimnazit të Komunës së Skenderajt “Hamëz Jashari” nr.05-463/01-0049092/20, dt.16.11.2020, (Raporton Drejtori për gjeodezi Kadastër dhe Pronësi z.Ramiz Shala);
Propozim-vendim për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik (Faton Lushtaku), nr.05-463/01-0045232/20, dt.19.10.2020, (Raporton Drejtori për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi z.Ramiz Shala),
Propozim-vendim për Miratimin e Rregullores për dhënien në shfrytëzim deri në (1)vite të pronës së paluajtshme, objekteve, lokaleve dhe hapësirave publike në Komunën e Skenderajt, nr.05-110/01-0048722/20, dt.12.11.2020, (Raporton Kryetari për akte normative z.Ramiz Shala),
Propozim-vendim për Miratimin e Rregullores për Ndarjen e Subvencioneve, nr.05-400/01-0049000/20, dt.13.11.2020, (Raporton Kryetari për akte normative z.Ramiz Shala);
Propozim-vendim për Miratimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, nr. 05-110/04-0049762/20, dt. 20.11.2020, (Raporton Kryetari për akte normative z.Ramiz Shala);
Informatë mbi gjendjen shëndetësorë për qytetaret e Skenderajt në periudhën 01 janar-30 shtatorë 2020, nr.08-180/01-0048504/20, dt.11.11.2020, (Raporton Drejtori për Shëndetësi dhe mirëqenie sociale z.Ibush Hetemi);
Informatë “Mbrojtja e Ambientit”, nr.09-352/01-0048603/20, dt.11.11.2020, (Raporton Drejtori për shërbime publike z.Gëzim Ejupi),
Informatë lidhur me strukturën e bizneseve, numrin e të punësuarve dhe zhvillimin e bizneseve, nr. 12-052/01-0048811/20, dt.12.11.2020, (Raporton Drejtoresha e DZHENIT-së, z.Sanije Hoxha);
Informatë lidhur me sigurinë e përgjithshme të ushqimit për përudhen Qershor- Nëntor, nr.13-344/01-0049738/20, dt.20.11.2020, (Raporton Drejtori për Inspekcion z.Arton Veliu)
Pyetjet e këshilltarëve nën piken të ndryshme.

Pika shtesë:

Propozim për shfuqizimin e vendimit të datës 03.03.2016, i miratuar nga Kuvendi Komunal, për ndarjen e hapësirës së banimit prej 70m₂, për krye familjaren Sofije Radonçiç. (Raporton Kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari);

Propozim-Vendimi për këmbimin e pronës së paluajtshme të Komunës me Personin Juridik, (Raporton Drejtori për Gjeodezi Kadastër dhe Pronësi z. Ramiz Shala).

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë