Nipi i heroit dhuron miell për familjet në nevojë

Familja e dëshmorit, Ismet Rrahmani nga Aqareva, ka dhuruar 1000 kilogram miell për familjet në nevojë të komunës së Skenderajt.

Dorëzimin e këtij donacioni e bëri Arbon Rrahmani, nipi i heroit Ismet Rrahmani.

“Në emër të qytetarëve të Skenderajt, falënderoj familjen Rrahmani për ndihmën e ofruar për qytetarët tonë”, tha kryetari i Komunës Bekim Jashari.

Me propozimin e Kryetarit Jashari, javën e kaluar në Shtabin Emergjent Komunal, është marrë vendim që për fundvit, të ndahen pako ushqimore-higjienike për 1000 familje në nevojë, të cilave u është renduar situata si pasojë e pandemisë.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë