Nënshkruhen kontratat për shfrytëzimin afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar kontratat me fituesit e përzgjedhur për shfrytëzimin afatgjatë për 99 vite të pronës së paluajtshme të komunës.

Procesi i vlerësimit të ofertave për shfrytëzimin e pronës së paluajteshme të komunës ka qenë i bazuar në kritere e përcaktuara sipas Ligjit Nr.06/L-092 për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës si dhe rregullorës (QRK) nr.09/2020 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme.

Kryetari Lladrovci ka pritur në takime të ndara fituesit e përzgjedhur nga komisioni për vlerësimin e ofertave, të miratuara nga Kuvendi Komunal dhe ligjshmëria e tyre e konfirmuar nga Ministria e Pushtetit Lokal. Kryetari Lladrovci dhe fituesit e përzgjedhur kanë nënshkruar kontratat ku janë të përcaktuara të drejtat dhe obligimet e palëve kontraktuese për shfrytëzimin e pronës së paluajtshme të komunës.

Fitesit e zgjedhur sipas Komisionit të vlerësimit dhe që kanë nënshkruar kontratat janë: IP Kos shpk për Zonën Kadastrale Gllogoc, Elkos Shpk për Zonën Kadastrale Komoran, Ragip Veseli për Zonën Kadastrale Komoran, IP Kos shpk për Zonën Kadastrale Arllat dhe Fer Petrol për Zonën Kadastrale Gllobar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë