Lladrovci nënshkruan memorandum mirëkuptimi me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim përfaqësuesit e Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Me këtë rast, u nënshkrua memorandumi i mirëkuptimit për mbështetjen e Zyrtarëve të Ndihmës Juridike të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Qëllimi i këtij memorandumi është sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për qytetarët, duke siguruar qëndrueshmërinë e zyrave mobile për ndihmë juridike falas, si dhe përkushtimin e palëve për mbështetjen e zyrtarëve të ndihmës juridike të ANJF-së për të kaluar në buxhetin e Kosovës nga 1 janari 2021 dhe në vazhdim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë