Ja si barteshin të plagosurit në luftë nga Baica drejt maleve të Kosmaqit (Video)

Në një video të kohës së luftës, në zonën e Drenicës, shihet vullneti i të rinjve për të luftuar për lirinë e vendit. Shumë të plagosur u transportuan me ndihmën e ushtarëve të UÇK-së dhe civilëve nga Baica drejt Vuçakut, transmeton DrenicaOnline.

Me ndihmën e Dr. Fadil Bekes, Kadri Veselit, Rexhep Selimit, Ferat Shales, Nuri Behxhetit dhe nga ushtarët e fshatit Baicë, u shpëtuan rreth 60 të plagosur rëndë.

Shumë të rinj vullnetarisht kanë dhuruar gjak për t’i ndihmuar të plagosurit.

Ndonëse në kushte të këqija dhe me pajisje jo adekuate, mjekët e luftës kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për të shpëtuar jetë njerëzish./DrenicaOnline/

Ndiqeni videon e kohës së luftës:

 

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë