Aksidenti në Komoran, vdes një person në QKUK

Një person i cili ishte duke u shëruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti në trafik që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në Komoran, me 16 nëntor të këtij viti, ka vdekur të dielën.

Policia ka bërë të ditur se për vdekjen është njoftuar me kohë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në Departamentin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Policia e trafiku është duke u marrë me rastin. Nuk është raportuar për persona të arrestuar.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë