Grabitja e armatosur në barnatore, kush është 21 vjeçari

Mbrëmë rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një grabitje të armatosur, në një barnatore në lagjen e Spitalit në Prishtinë. Rastit menjëherë i janë përgjigjur njësitet policore, të cilat kanë arritë të identifikiojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.

Mbështetur në rezultatet fillestare të hetimit dyshohet se personi i dyshuar nën kërcënimin e armës, ka arrit të merr një sasi të parave dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Ka qenë aksioni i shpejtë i policisë ai që ka rezultuar me arrestimin e personit të dyshuar vetëm pak kohë pas raporimit të rastit.

Aktualisht hetuesit policor po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale me qëllim të sqarimit dhe zbardhjes së të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë ngjarje, ndërkohë që personi i dyshuar R.H. 21 vjeç me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë