Burim Bujupi kalon në PDK, ka disa fjalë për kryetarin Lladrovci

Asamblisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Burim Bujupi ka braktisur Nismën Socialdemokrate për të kaluar në Partinë Demokratike të Kosovës.

“Për të mirën e qytetarëve dhe të vendit duhet bërë bashkë në çdo kohë, prandaj pakënaqësitë e mija që kisha në PDK para se të lëshoja këtë subjekt i ka rinovuar kryetari Lladrovci më qeverisjen e tij. Shtëpia e madhe PDK gjithmonë i kishte dyrte e hapura për mua prandaj i ftoj edhe të tjerët që ti bashkëngjitën kësaj alternative të dëshmuar qeverisje”, ka thënë Bujupi.

Statusi i plotë i Burim Bujupit:

Të dashur qytetarë të Drenasit
Të nderuar shok, miq e dashamirë

Pas një analize të gjerë të zhvillimeve të fundit në Komunën tonë dhe në tërë Kosovës, dhe njëkohësisht pas një vlerësimi të qeverisjes së Kryetarit të Komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, sot edhe zyrtarisht i jam bashkangjitur Partisë Demokratike të Kosovës dhe kryetarit Lladrovci. E gjithë kjo ka ardhur si rezultat i zgjedhjes së një alternative me të mirë për të ardhmen e Drenasit.

I falënderoj të gjithë strukturat dhe votuesit e NSD-së që më kanë mbështetur për aq kohë sa ishte e mundur të veproj në këtë subjekt.

Tani e tutje aktivitetin tim politik do ta zhvilloj me PDK-në në Drenas dhe me kryetarin Lladrovci duke ju bashkëngjitë edhe grupit të asamblistëve.

Për të mirën e qytetarëve dhe të vendit duhet bërë bashkë në çdo kohë, prandaj pakënaqësitë e mija që kisha në PDK para se të lëshoja këtë subjekt i ka rinovuar kryetari Lladrovci më qeverisjen e tij. Shtëpia e madhe PDK gjithmonë i kishte dyrte e hapura për mua prandaj i ftoj edhe të tjerët që ti bashkëngjitën kësaj alternative të dëshmuar qeverisje.

Falënderim për secilin votues timin!
Falënderim për secilin Bashkëpunëtor!

Me respekt,
Burim Bujupi

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë