Mbahet mbledhja e Kuvendit në Drenas, këto janë vendimet e marra

Të enjten është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin tetë pika për rend dite, mirëpo me propozimin e katër pikave nga ekzekutivi është miratuar rendi i ditës me gjithsej 12 pika.

Në mbledhje morën pjesë, Kryetari i Komunës, Ramiz Lladrovci, kryesuesi i Kuvendit, Labinot Halilaj, anëtarë të Kuvendit Komunal dhe drejtorë të drejtorive komunale.

Ende pa filluar me pikat e rëndit të mbledhjes, Komuna e Drenasit bashkë me Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave shënuan Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj gruas, duke i vendosur fjongon dhe maskën me ngjyrën që simbolizon fushatën sensibilizuese kundër dhunës, si dhe fjalim lidhur me këtë temë.

Pikat të cilat janë diskutuar dhe aprovuar në mbledhjen e kuvendit:

1.Procesverbali i mbledhjes së Komitetit për Politikë dhe Financa të dt. 30.10.2020 ka kaluar unanimisht.

2. Propozim Rregullore për caktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim më pak se një vit të pronës së paluajtshme të Komunës ka kaluar me 25 për, 1 kundër dhe asnjë abstenim.

3.Propozim Vendim për rrënimin e ish objektit të Komunës, si dhe objekteve tjera përcjellëse ka kaluar me 25 vota për dhe 2 abstenime, asnjë kundër.

4. Propozim Vendim për bashkimin dhe parcelizimin e parcelave kadastrale ka kaluar me 25 vota për, kundër nuk ka dhe 2 abstenime.

5. Propozim Vendim për këmbimin e parcelave në zonën kadastrale Gllogoc ka kaluar me 24 vota për, 1 abstenime dhe asnjë kundër.

6. Model Kodi i Etikës ka kaluar me 29 vota për, 1 kundër dhe 0 abstenime.

7. Propozim Vendim për caktimin e normave tatimore për tatimin në pronën e paluajtshme për vitin 2021 ka kaluar unanimisht.

8. Propozim për transferimin e mjeteve nga kategoria e subvencioneve dhe transferove në kategorinë e subvencioneve dhe transfereve në Drejtorinë e Arsimit u votua në mënyrë unanime.

9. Propozim Vendim për shpronësimin e njësive të ndërtesave-banesave në zonën e kadastrave në Gllogoc me 24 vota për, 2 abstenime dhe 2 kundër.

10. Propozim Vendim për miratimin e listës së veçantë të pronave të paluajtshme të komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim afatgjatë në vitin 2021 kaloi me 26 vota, 3 abstenime, ndërsa kundër nuk ka pasur.

11. Propozim-vendim për plotësim-ndryshim të vendimit nr12/400/01- 29727, me: 29/07/2019 për formimin e komisionit komunal të aksionarëve pë NPL-Sh.A. Stacioni i Autobusëve u votua në mënyrë unanime.

12. Të ndryshme

Mbledhja është mbajtur në Sallën e Kulturës për të siguruar distancën si masë mbrojtëse ndaj Covid-19.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë